Vartësia Opioide

Vartësia opioide (opiate) është një sëmundje e sistemit qëndror nervor që shkaktohet nga përdorimi i vazhdueshëm i opiodeve (opiateve). Ndjesia e theksuar e euforisë e prodhuar nga opioidet paraqet një rrezik të lartë përdorimi nga shumë njerëz. Dëshira për të marrë opioide veçanërisht për të sjellë veten në qejf çon në vartësi opioide. Vartësia opioide është një problem serioz mjekësor dhe social.

Opioidët që përmbajnë substanca mund të klasifikohen si natyrale, gjysëm-sintetike dhe sintetike të plota.

Opioidet natyrale që vijnë nga farat e lulekuqeve quhen opiate. Opiatet kryesore janë Morfina, Kodeina, Tebaina, Papaverina. Opiatet gjysëm sintetike dhe sintetike të plota quhen oipiode. Oipiodet gjysëm sintetike përfshijnë qetësues dhimbjesh opioide të tillë si Dilaudid, Hidrokodon (Vikodinë), Oksikontinë (Okdikodon) dhe Heroina jashtëligjshme. Opioidet e plota sintetike janë: Fentanili, Demeroli, Metadoni.

Opiatet janë përdorur për shekuj si lehtësues të efektshëm dhimbjesh. Sidoqoftë, për shkak të efektit të theksuar euforik së bashku me një efekt qetësues, ato fituan shpejt popullaritet mes njerëzve të cilët u referohen atyre me qëllim çlodhës. Në ditët e sotme opiodet janë drogat më të abuzuara në botë.

Opioidet verpojnë duke bashkuar receptorët opioidë të cilët gjenden më së shumti në sistemin nervor qendror dhe në aparatin tretës gastrointestinal. Receptorët në këto dy sisteme organesh sigurojnë efekte positive dhe efekte anësorë të opioideve.

Simptomat që shfaqen zakonisht shpejt pas përdorimit të opioideve janë:

  • ulje e perceptimit të dhimbjeve,
  • eufori,
  • përgjumje,
  • rëndesë në krahë.

Efektet anësore të opioideve përfshijnë

  • ulje e frymëmarrjes,
  • rritje e temperaturës të trupit,
  • tharje goje,
  • kapsllëk.

Këto simptoma mund të zgjatin deri në disa orë. Për shkak të uljes të përqendrimit përdoruesi nuk është në gjendje të funksionojë normalisht gjatë kësaj kohe. Me përdorimin e gjerë, të vazhdueshëm të opioideve, prodhimi i endorfinës endogjene në trurin e një përdoruesi ulet pasi trupi mësohet me furnizimin e jashtëm me opiate. Sa më shumë opiate të jashtme, aq më pak natyrale. Rezulton në një situate kur rritja e vazhdueshme e sasisë të opiateve nevojitet për të arritur shkallën e mëparshme të euforisë. Efekti i rritjes së dozave të drogës quhet tolerancë ndaj drogës. Ndërprerja e menjëhershme e opioideve çon në një gjendje tjetër traumatike - sindroma e tërheqjes të opiodeve, prezenca e së cilës tregon formimin e vartësisë fizike ndaj opioideve.

Simptomat e tërheqjes nga opiate përfshijnë të mëposhtmet:

  • ankth,
  • nervozizëm,
  • dhimbje të forta muskulare,
  • rrjedhje menstruacionale të ngrohta-ftohta,
  • pagjumësi,
  • përzierje,
  • të vjella,
  • diarre, etj.

Tërheqja nga opiate zakonisht zgjat për 7-10 ditë.

Simptomat më të zakonshme të vartësisë opioide janë si më poshtë:

  • dëshirë e pakontrolluar për drogë,
  • mendime obsesive për marrjen dhe përdorimin e opioideve,
  • ndryshime në personalitet,
  • probleme financiare,
  • performancë e dobët në punë ose në shkollë,
  • neglizhim i përgjegjësive familjare,
  • izolim nga shoqëria,
  • neglizhim i higjenës personale,
  • sjellje prej të dehuri,
  • ankth, luhatje të humorit,
  • pagjumësi,
  • dhimbje koke,
  • harresë,
  • ndryshime në zakonet e të ngrënit,
  • humbje në peshë,
  • përzierje,
  • fryrje në fytyrë,
  • dridhje të duarve.

Njerëzit e varur ndaj opioideve (opiateve) gjithashtu duket se janë të zbrazët, të largët dhe kanë probleme emocionale. Simptomat e tjera të vartësisë opioide janë lodhje kronike e theksuar, të folur i paqartë, koordinim i dobët, përdorim i rregullt i laksativëve (për shkak të kapsllëkut kronik), kruajtje, shenja gjilpërash, bebe të syrit të zmadhuara.

Vartësia opioide është një sëmundje komplekse e cila kërkon mjekim dhe rehabilitim afat-gjatë me qëllimet kryesore për të eliminuar ose ulur në mënyrë drastike vartësinë ndaj opioideve, për të përmirësuar gjendjen fizike dhe psikologjike, për të ndaluar sjelljen kriminale, për të lehtësuar integrimin në shoqëri.

Nuk ka asnjë mjekim të vetëm të efektshëm për mjekimin e vartësisë opioide. Nevojiten programet e mjekimit kompleks përfshirë detoksifikimin opioid, mjekimin farmakologjik, programet e këshillimit.

Rrallëherë vetëm detoksifikimi përbën një mjekim cilësor të vartësisë opioide. Sidoqoftë, detoksifikimi opioid është hapi i parë i detyrueshëm për të gjitha format e mjekimit të besueshëm. Detoksifikmi së bashku me mjekimin e vartësisë mendore dhe terapinë e shërimit për disa muaj janë përbërës themelorë të mjekimit të suksesshëm dhe një shërimi afatgjatë.