Spitali

1. Klinika jonë është një qendër mjekësore moderne për mjekimin e vartësisë nga alkooli dhe droga.

Në klinikën tonë ne përdorim arsenalin e plotë të teknikave më të fundit mjekësore për të mjekuar vartësinë opioide nga të gjitha llojet e Detoksifikimit Opioid deri në Mjekimin e Vartësisë Mendore.

Ofrojmë Detoksifikim Opioid Ultra të Shpejtë, Detoksifikim Opioid Subutex (Buprenorfinë), Detoksifikim Opioid Ibogaine, Detoksifikim Opioid Neuro Reaktiv, Detoksifikim Opioid Mjekësor Standard (protokolli Klonidinë-Nalakson), Detoksifikim Opioid me ndihmën e Metodave Eferente të detoksifikimit (plazmaferezë/ hemosorption, terapia lazer, hemoterapia kuantum), Terapia Neuro Elektrike (T.N.E), terapia Xenore, Krioterapia.

Klinika jonë bashkëpunon me specialistët e famshëm në të gjithë botën në fushën e mjekisë për vartësinë si Nazaralijev, Waismann, Guberman dhe të tjera.  Specialistët tanë marrin pjesë rregullisht në konferencat dhe simpoziumet mjekësore që u dedikohen problemeve të ndryshme të vartësisë (Budapest 2008, Milano 2009, San Françisko 2010, etj). Stafi klinik përbëhet nga profesionistë me aftësi të larta në specialitete të ndryshme: psikiatër, neurologë, adiktologë, anestezistë, psikologë.

2. Klinika ka pajisjet më të fundit mjekësore moderne që kërkohen për proceset e mjekimit dhe diagnozës,

përfshirë aparaturat për monitorimin e vazhdueshëm të tensionit të gjakut, ritmit të zemrës, funksioneve të frymëmarrjes, ngopja e gjakut me oksigjen, ECG. Gama e gjerë e pajisjeve për trajtim mjekësor përfshin: Pajisje elektronike portabël Neuro reaktive dhe aparatura për Stimulimin Elektrik Neurologjik Trans-kafkore me detyrën për të përforcuar sintezën e endorfinës natyrale në trurin e pacientit dhe në këtë mënyrë të lehtësojë simptomat e tërheqjes nga droga dhe të lehtësojë shërimin e hershëm; Makineri Gazi për Terapinë Xenon, Aparatura të Kompjuterizuara për stimulimin Audio-Vizual të Trurit, Integrues i Lëvizjeve të Syrit dhe pajisje të tjera mjekësore të cilat jo vetëm ulin ndjeshëm dëshirën për drogën, por edhe kontribuojnë për përmirësimin dhe stabilizimin e aktivitetit mendor të pacientëve.

3. Një metodë unike që ul në mënyrë të efektshme dëshirën për drogë.

Të gjitha bisedat e gjata rreth efekteve të dëmshme të drogave, edhe pse kryhen nga psikoterapist më të mirë, përsëri nuk japin rezultate të mjaftueshme. Gjatë seancës një i droguar mund të bjerë dakord sinqerisht se duhet të ndalojë së marri drogën, por në të njëjtën kohë merr drogë përsëri. Ndodh sepse nevoja e tij për drogë është shumë më e fuqishme sesa mekanizmat e tij të dëmtuara të vullnetit. Për këtë arsye, mjekësia moderne kërkon mjetet e efektshme për të ndikuar në ato shtresa të thella të psikikës të njeriut ku modelet e sjelljes janë të formuar, për të fshirë zakonet vartëse dhe për të mundësuar individin që të rifitojë kontrollin e mendimeve dhe sjelljes së tij. Ky qëllim mund të arrihet duke kryer procedura të veçanta audio-vizuale të drejtuara për të shkatërruar lidhjet patologjike inter-neurone në trurin e pacientit të cilat janë përgjegjëse në krijimin e dëshirës për drogën. Procedurat kryhen vetëm kur pacienti vendoset në një gjendje mjekësore gjumi e cila lejon sinjalet audio dhe vizuale që të penetrojnë thellë në trurin e pacientit dhe të ndikojnë në mënyrë të efektshme në strukturat dhe shtigjet e trurit aty ku ruhet kujtesa e drogës.

4. Ne ofrojmë Programe të Ndryshme Rehabilitimi për shkallët e ndryshme të vartësisë dhe personalitetin e gjithsecilit.

Stafi ynë me psikoterapisë profesionistë, psikologë klinikë dhe pedagogë specialë është stërvitur në qendrat më të mira të rehabilitimit në Europë dhe SHBA të specializuar në mjekimin dhe rehabilitimin nga alkooli dhe vartësia nga droga dhe në të njëjtën kohë edhe çrregullimet mendore dhe emocionale si depresioni (diagnozë dyshe).

Detyra e tyre është të kryejë diagnoza psikologjike, për të zbuluar rrënjët e vartësisë, të formojë në mendjen e pacientit një marrëdhënie të përshtatshme, introspektive me problemet dhe gabimet e tij/saj të mëparshme. Programet e këshillimit për sjelljen e mësojnë pacientin të shijojë jetën pa përdorimin e substancave, ato rritin motivimin e pacientit për një jetë të kthjellët, si edhe krijojnë mekanizma mbrojtëse kundër rikthimit. Programet tona të rehabilitimit psikologjik e bëjnë kalimin tuaj në një jetë të lirë nga droga një proces të ëmbël. 

5. Bllokimi Naltrexone.  

Ideja e “izolimit farmakologjik” për sa i përket mjekimit dhe parandalimit të vartësisë është njohur për një kohë të gjatë. Bllokimi farmakologjik (me fjalë të tjera, një mbrojtje kimike kundër drogës për shkak të prezencës të vazhdueshme të drogës antagoniste në një trup) e mundëson individin të qëndrojë aktiv nga ana shoqërore, dhe të mos izolohet nga shoqëria, e cila për fat të keq është e tejmbushur me drogë.

Një substancë anti-drogë (në rastet e vartësisë opioide është një antagoniste e plotë opioide - Naltrexone) në formën e një injektimi afatgjatë ose një pilulë merret në trup. Naltrexone bllokon në mënyrë të efektshme receptorët opioidë në trurin e pacientit dhe në këtë mënyrë neutralizon efektin e opiateve (Heorina, Morfina, etj) ose shkakton simptoma shumë të pakëndshme dhe nganjëherë të rrezikshme të ngjashme me ato të tërheqjes nga droga. Studime të shumta, kërkime shkencore të kryera në të gjithë botën që nga shfaqja e parë e Naltrexone kanë provuar bindshëm efikasitetin e saj të lartë për sa i përket mjekimit të vartësisë opioide dhe mbrojtje të besueshme nga rikthimi.

6. Ruajtja e Terapisë.

Kursi i plotë i mjekimit përbëhet nga dy faza: një fazë e mjekimit në-pacient (14 ditë) dhe një fazë mjekimi jashtë-pacient (12 muaj). Do të thotë që pas marrjes të rezultateve të dëshiruara gjatë fazës në-pacient, një pacient shkon në fazën e mjekimit jashtë-pacient me detyrën për të ruajtur rezultatet e arritura për një vit. Një herë në muaj një pacient duhet të vizitohet tek mjeku për të marrë vlerësimin mbi gjendjen e tij fizike dhe mendore. Gjatë kontrollit, mjeku flet me pacientin dhe të afërmit e tij, merr informacione rreth gjendjes fizike dhe mendore të pacientit gjatë muajit të kaluar, bën analizat e urinës për drogën, bën ndryshime në terapi nëse është e nevojshme. Në raste të ndryshimeve negative: depresion, sjellje e pakontrolluar, nevojë e madhe për drogë, çrregullime gjumi, etj. pacienti duhet të kontaktojë me klinikën menjëherë.

7. Rehebilitimi Afat Gjatë.

Lëndët narkotike zakonisht shkatërrojnë jetën e një personi deri në atë shkallë saqë kërkon disa muaj për një individ që të rikuperohet, të rifitojë forcën fizike dhe mendore dhe të fillojë një jetë të re të lirë nga droga. Ne ofrojmë opsione të ndryshme për rehabilitim afat gjatë në komunat dhe qendrat e rehabilitimit në Serbi, Bosnjë, Kroaci, Mal të Zi, Itali, Zvicër, Spanjë.

Gjatë periudhës 15 vjeçare, mijëra pacientë i janë nënshtruar mjekimeve klinike në klinikën tonë. Ndër ta janë Rusë, qytetarë të Republikës të Ish-Bashkimit Sovjetik, Serbë, Kroatë, Italianë, Grekë, Bullgarë, Hungarezë, Austriakë, Australianë, njerëz nga SHBA, MB, Gjermania, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe të tjera.

Stafi ynë i dedikuar me profesionistë të kualifikuar është i angazhuar për të dhënë mjekimet më të efektshme të mundshme, për t’ju ndihmuar të krijoni një jetë shkëlqimi përtej kthjelltësisë.