P.B.SH

Çfarë është vartësia ndaj heroinës?

Vartësia ndaj heroinës është një sëmundje e karakterizuar nga vartësia fizike dhe psikologjike ndaj heroinës, për shkak të përdorimit të vazhdueshëm të drogës pavarësisht pasojave negative që lidhen me të.

Cilat mjekimesh për vartësinë nga droga janë më të disponueshmet?

Ka tre programe mjekimi kryesore për vartësinë ndaj heroinës:

  • terapia e zëvendësimit oipiod (Metadon, Substitol, Subutex dhe etj.)
  • detoksifikimi opioid dhe mjekimi me Naltrexone
  • këshillimi dhe rehabilitim afat gjatë (kombinuar me dy të tjera).

Klinika jonë nuk mbështet idenë e zëvendësimit të terapisë për shkak të mundësisë të saj droguese.

Çfarë është detoksifikimi i heroinës?

Detoksifikimi i heroinës njëlloj si çdo detoksifikim tjetër droge është një proces i nxjerrjes së drogës nga trupi i pacientit. Mund të zgjatë nga disa ditë në raste të vartësisë nga heroina deri në disa javë në rastet e vartësisë nga metadoni ose substitiol.

Si ta kuptoj nëse duhet t’i nënshtrohem detoksifikimit të heroinës apo jo?

Kushdo që ka probleme me vartësinë ndaj heroinës duhet t’i nënshtrohet detoksifikimit të heroinës.

A ka ndonjë mënyrë të sigurt për të përdorur heroinë?

Të gjitha mënyrat e përdorimit të heroinës të çojnë në vartësi.

Cilat janë simptomat e tërheqjes nga heroina?

  • Simptomat fizike të tërheqjes nga heroina ose opiatet e tjera përfshijnë: gogësitje, mornica, rrjedhje hundësh, lotim sysh, djersitje e tepërt, dhimbje muskulare nga mesatare në të rënda, ethe, lëvizje të pavullnetshme të këmbëve, diarre, bebe syri të zmadhuara
  • Simptomat psikologjike të tërheqjes nga opiati përfshijnë: irritueshmëri, ankth, lidhur me dëshirën për drogën, pagjumësi, depresion.

Sa kohë zgjat tërheqja nga heroina dhe opiatet e tjera?

Faza fillestare e tërheqjes jo-mjekësore nga heroina mund të zgjatë nga 7 deri në 10-12 ditë. Varet nga doza e drogës dhe kohëzgjatja e abuzimit. Mbetjet e simptomave të tilla si pagjumësia, depresioni, oreksi i dobët, dhimbjet muskulore, paaftësia për të toleruar stresin ose çrregullimet fizike mund të vazhdojnë deri në gjashtë muaj. Simptomat afatgjata të tërheqjes më së shumti ndodhin në rastet e vartësisë nga metadona dhe substitoli.

Çfarë është rikthimi?

Rikthimi është një situatë kur një i droguar që po shërohet i rikthehet substancës që ka zgjedhur. Disa të droguar janë në gjendje që të ruhen nga përdorimi i drogës që me përpjekjen e parë. Të tjerë mund të vuajnë nga disa rikthime. Është e rëndësishme të merren masa për të parandaluar rikthimin sa më shumë që të jetë e mundur.

Cilat janë mjekimet për të parandaluar rikthimin ndaj drogës?

Naltreksoni bllokon mirë receptorët e opioidit duke i bërë opiatet të paefektshme kur konsumohen. E bën marrjen e heroinës ose opiateve të tjera pa vlerë. Shumë të droguar pas opiateve raportojnë se programi Naltrexone i ndihmoi që të arrijnë mospërdorimin afatgjatë të drogës dhe si rrjedhojë të shërohen prej saj.

Çfarë është Detoksifikimi Opioid Ultra i Shpejtë Opioid?

Detoksifikimi Opioid Ultra i Shpejtë (DOUS), me fjalë të tjera – Detoksifikimi Opioid me Ndihmën e Anestezisë (DONA), është një procedurë mjekësore e projektuar për të pastruar trupin nga opiatet ndërsa e mban pacientit nën anestezinë e zakonshme. Është një metodë detoksifikimi e sigurt dhe shumë e efektshme e detoksifikimit të drogës e cila e lejon për të eliminuar sindromën e tërheqjes në mënyrën më pa dhimbje dhe më të rehatshme.

A është metoda e Detoksifikimit Opioid Ultra i Shpejtë e sigurt?

Po, është. Detoksifikimi Opioid Ultra i Shpejtë është një procedurë e sigurt dhe e pranueshme meqenëse është bërë nën protokollin standard të anestezisë.

Cila është efektshmëria e Detoksifikimit Opioid Ultra të Shpejtë?

Detoksifikimi opioid i shpejtë është një procedurë e efektshme. Pacientët nuk përjetojnë simptomat e tërheqjes meqenëse janë nën anestezi dhe procesi i detoksifikimit kryhet me mjekime të përshtatshme gjatë kësaj kohe.

A do të përjetoj simptoma të tërheqjes nga droga pas procedurës të detoksifikimit të ndihmuar me anestezi?

Mbetjet e tërheqjes nga droga mund të jenë ende prezente menjëherë pas procedurës të detoksifikimit, por intensiteti i tyre është ulur shumë, meqenëse pjesa më e madhe e simptomave të tërheqjes ndodhin gjatë procedurës kur pacienti është nën anestezi. Simptomat e ulura menaxhohen lehtësisht me mjekime të zakonshme.

A ka kundraindikime duke kaluar nëpër Detoksifikimin Opioid me Ndihmën e Anestezisë?

Para se t’i nënshtroheni detoksifikimit opioid të shpejtë, gjendja fizike dhe mendore e pacientit vlerësohet nga mjeku anesteziolog për të përcaktuar nëse pacienti kualifikohet për procedurën dhe nëse ai mund të përfitojë nga kjo procedurë. Nëse pacienti ka ndonjë kundraindikim për detoksifikimin e shpejtë, rekomandohet që të merren parasysh metodat e tjera të detoksifikimit të drogës.

Çfarë duhet të bëj pasi të kem përfunduar mjekimin e detoksifikimit të drogës?

Rekomandojmë pacientët tanë që pas përfundimit të detoksifikimit të drogës t'i nënshtrohen programit Naltrexone dhe të qëndrojnë aty për të paktën gjysmë viti. Bllokimi Naltrexone në formën e transplantimeve i kombinuar me programe këshillimi dhe terapie në grup është mënyra e preferuar dhe më e suksesshme për të arritur largim afatgjatë nga droga dhe shërim nga vartësia prej drogës.