Vartësia ndaj Metadonit

Metadoni është një opioid sintetik me efektet e mundshme analgjetike dhe zakonisht shoqërohet me mjekimin e vartësisë opioide, ose për të qenë më të saktë me mjekimin e vartësisë nga heroina.

Metadoni u zhvillua në Gjermani në vitin 1937 dhe për 20 vitet e ardhshme u përdor si një analgjetik i fuqishëm në kontrollimin e dhimbjeve të rënda kronike. Duke qenë i ndryshëm nga ana kimike me opiatet e tjera, Metadoni punon mbi të njëjtët receptorë opioidë njëlloj si Morfina ose Heroina, por kohëzgjatja e veprimit të Metadonit është shumë më e gjatë (24-36 orë). Metadoni ka të njëjtat karakteristika me çdo lloj tjetër opioidi, dhe në ditët e sotme përdoret më së shumti TZO (Terapia a Zëvendësimit Opioid) për të zëvendësuar Heroinën ose analgjetikët opioidë si Vikodina ose Oxycontin, Percocet në rastet e krijimit të vartësisë opioide.

Metadoni ka më pak efekte euforike të shprehura sesa opioidet e tjera në doza të mjaftueshme për të tejkaluar me efektshmëri sindromat e tërheqjes dhe dëshirës për drogë. Sidoqoftë, në doza më të larta Metadoni ka gjithashtu efekte të dukshme euforike. Krijon gjithashtu një ndjenjë mirëqenieje, megjithëse jo në shkallën e Heroinës. Problemi është se Metadoni vetë është një opioid shumë vartës nga ana mendore dhe fizike. Sindroma e tërheqjes nga Metadoni është shumë më e rëndë se sa çdo opioid tjetër që e zëvendëson. Një i droguar me heroinë mund të vazhdojë të përdorë metadon për të shmangur simptomat e tërheqjes po në të njëjtën mënyrë siç abuzoi me Heroinën. Me fjalë të tjera, Metadoni është një zgjedhje shumë paradoksale për mjekimin e vartësisë opioide (Heroinë) me situata të shpeshta kur njerëzit ndryshojnë një lloj vartësi me një tjetër. Është një zhgënjim i madh kur një individ i drejtohet diçkaje për ndihmë vetëm për ta gjetur veten në një situatë më të keqe.

Vartësia nga metadoni është një problem serioz mjekësor dhe shoqëror.

Shenjat e vartësisë. Ka pak mënyra për të abuzuar me Metadonin:

  • -përdorimi i Metadonit së bashku me Heroinën;
  • -përdorimi i Metadonit me drogat e tjera ose alkoolin;
  • -gënjimi i mjekut rreth simptomave të tërheqjes për të marrë një dozë më të lartë Metadoni;
  • -përdorimi i Metadonit në doza më të larta se sa rekomandohet;
  • -blerja e Metadonit në rrugë.

Metadoni merret me gojë kur jepet për të mjekuar vartësinë. Por mund edhe të injektohet në vena me qëllimin për të kaluar në qejf. Të droguarit me metadon provojnë simptoma tipike me intoksikimin opioid të tilla si: rehati e brendshme, relaksim, ngrohje, përgjumje, rëndesë kënaqësie në një trup, veçim emocional. Temperatura e trupit bie, ritmi i zemrës dhe frymëmarrja ngadalësohen, tensioni i gjakut ulet.

Ndër simptomat afat gjata të përdorimit të Metadonit janë: puçrrat në lëkurë, kruajtje, rritje e djersitjes, rrjedhje të shpeshte mentruancionale të ngrohta-ftohta, dhimbje në muskuj dhe kyçe, ngushtim stomaku, përzierje, dhjamosje, kapsllëk kronik, periudha të çrregullta mentruacionale, ulje të aftësive seksuale, prishje dhëmbësh.

Tërheqja.

Përsëri tërheqja nga Metadoni është i ngjashëm me largimin nga Heroina ose mjekimet e dhëna me recetë opioide, intensiteti i tij është shumë më i rëndë dhe duhen jo më pak se 14 ditë për të qetësuar simptomat më kryesore. Procesi i detoksifikimit nga Metadoni duhet të kryhet vetëm nën mbikëqyrjen mjekësore profesionale.

Simptomat e tërheqjes (ndërprerjes të marrjes së Metadonit) janë:

  • zmadhim i bebeve të syve,
  • nervozizëm, ankth,
  • rritim,
  • pagjumësi,
  • rrjedhje menstruacionale të ngrohta-ftohta,
  • djersitje e tepërt,
  • dridhma,
  • mornica,
  • rrjedhje hundësh dhe lotim sysh,
  • dhimbje të rënda muskulore,
  • dhimbje kyçesh,
  • spazma muskulore,
  • mpirje abdominale,
  • përzierje, të vjella, diarre,
  • lodhje ekstreme.

Simptomat shfaqen 24-48 orë pas dozës të fundit dhe rriten në intensitet për gjashtë ditë. Këto simptoma mund të zgjatin nga 14 deri në 28 ditë.

Shkalla e simptomave të tërheqjes varet në shumë faktorë, veçanërisht: doza e Metadonit, kohëzgjatja e përdorimit, intervalet midis dozave, kombinimet me drogat e tjera, gjendja e përgjithshme shëndetësore.

Njerëzit të cilët janë të varur nga heroina dhe metadoni së ashku thonë se tërheqja nga metadoni është shumë herë më i vështirë se sa heroina. Vërtet, tërheqja nga Metadoni është një proces shumë pikëllues. Rekomandojmë fort ata që janë të varur nga Metadoni që të mos mundohen ta lenë këtë drogë vetëm. Pa ndihmën mjekësore, detoksifikimi i Metadonit është i rrezikshëm dhe mund të rezultojë në konvulsione dhe kriza.

Nëse doza e Metadonit është e lartë mjaftueshëm, personi i pambikëqyrur mund të shkaktojë vdekjen.

Mjekimi.

Hapi i parë drejt çlirimit nga Metadoni është një dëshirë e fortë për ta lënë dhe të qenit i bindur se nuk mund të bëhet vetëm. Vendi më i mirë për të praktikuar detoksifikimin e metadonit është në një spital të specializuar në mjekimin e tërheqjes së drogës.

Ka dy mundësi për detoksifikimin e metadonit. I pari është pakësimi gradual i dozës të drogës nën mbikëqyrjen mjekësore. Është një rrugë detoksifikimi e gjatë, mjaft e dhimbshme dhe shpesh e pasuksesshme për shkak të intensitetit të simptomave të tërheqjes të cilat shfaqen kur doza e Metadonit ulet përtej një niveli të caktuar.

Mundësia tjetër e detoksifikimit të Metadonit është Detoksifikimi Opioid i Shpejtë (DOSH). Për shumë individë detoksifikimi i Shpejtë është hapi i parë në shërimin nga vartësia e Metadonit. ROD është një procedurë me ndihmën e anestezisë e cila pastron trupin nga opiatet me anë të marrjes të Naloxene dhe Nalrexone. Duke qenë nën anestezi, pacienti nuk ndjen asnjë lloj simptome tërheqjeje gjatë procedurës, e cila zgjat nga gjashtë deri në tetë orë. Ndryshe nga rasti i detoksifikimit të zakonshëm, simptomat e tërheqjes që mund të përjetojë pacienti pas procedurës të detoksifikimit të shpejtë ulen ndjeshëm. Kjo e bën të gjithë procesin e detoksifikimit të Metadonit shumë më të rehatshëm dhe ul në mënyrë drastike kohën e shërimit.

Stafi ynë i certifikuar mjekësor me mjekë të licencuar në mjekësinë e vartësisë, anestezistë dhe infermierë me njohuri dhe eksperiencë në detoksifikimin opioid të shpejtë ofrojnë mjekim të suksesshëm për vartësinë e Metadonit prej më shumë se 15 vjetësh.