Vartësia e Tramadolit

Tramadoli është një agonist opiat sintetik me veprim qëndror i përdorur ngjashëm kodeinës për të mjekuar dhimbjet e mesme dhe të rënda tek të rriturit.

Ilaçi është i disponueshëm në formë tabletash nën emrin Ultram ose Tramadol. Tramadoli është një prej ilaçeve më të përhapura, vartëse dhe të disponueshme sot. Edhe pse Tramadoli duhet marrë me rekomandimin e mjekut, ai mund të blihet lehtësisht në internet e cila e bën një mundësi të lehtë për shumë të droguar.

Për arsye mjekësore Tramadoli përdoret për të lehtësuar format e ndryshme të dhimbjeve pas-operacionale, dhimbjet e artritit, dhimbjet e lëndimeve, miofibalgjinë dhe shumë më tepër.

Tramadoli është një qetësues dhimbjesh shumë i efektshëm, por njëlloj si çdo tjetër ilaçi narkotik, Tramadoli përbën një rrezik të madh vartësie, veçanërisht nëse droga merret në sasi më të mëdha për një periudhë të gjatë kohe. Për shkak të zotërimit të të gjitha veçorive të opioideve, përdorimi i rregullit i Tramadolit krijon vartësi tipike psikologjike dhe fizike ndaj tij. Vartësia ndaj Tramadolit është disi e zakonshme.

Për shkak të rrezikut të mbidozës, doza ditore e Tramadolit nuk duhet ta tejkalojë maksimumin prej 400mg. Në doza më të larta Tramadoli ul funksionet e frymëmarrjes, duke e bërë frymëmarrjen të cekët dhe të rrallë në mënyrë të rrezikshme. Duhet të merren masa paraprake nëse Tramadoli përdoret së bashku me lloje të tjera medikamentesh. Janë raportuar raste të shumta krizash nga kombinimi i Tramadolit me medikamente të tjera, si edhe raste fatale për shkak të mbidozës me Tramadol.

Duke qenë një qetësues i fortë dhimbjesh, Tramadoli është një “rrëzues” tipik. Njihet për faktin që ngadalëson procesin e të menduarit, dobëson gjykimin dhe reagimet e lëvizjeve. Praktikuesit mjekësore këshillojnë njerëzit që përdorin Tramadol të mos ngasin makinën, të mos përdorin pajisje të rënda, apo të bëjnë ndonjë gjë që kërkon vëmendje të lartë.

Nëse njerëzit që abuzojnë me Tramadol për një kohë të gjatë provojnë të ndërpresin përdorimin e ilaçit, ata përjetojnë simptoma fizike dhe psikologjike tërheqjeje, të tilla si: depresion, luhatje të forta të humorit, ankth, nervozizëm, agresivitet, pagjumësi, ankthe, gogësitje, ndjesi të goditjeve elektrike, dhimbje muskulare, ngushtim stomaku, tështima, djersitje, dridhje, drithërima, dhimbje koke, përzierje, diarre. Simptomat e tërheqjes vihen re më shumë nëse përdorimi i Tramadolit ndërpritet menjëherë.

Mjekimi i vartësisë ndaj Tramadolit nuk është një proces i lehtë. Procesi i kapërcimit të këtij lloj vartësi është i ngjashëm me atë të çdo vartësi tjetër me të cilin trupi bëhet i varur fizikisht.

Ka dy mënyra për tu detoksifikuar nga Tramadoli. E para është pakësimi gradual i ilaçit për të shmangur simptomat e tërheqjes. Qëllimi është të ulen dozat e Tramadolit me kujdes dhe në këtë mënyrë të lejojë trupin të mësohet me një sasi më të vogël ilaçi derisa ta largojë plotësisht. Në varësi të dozës fillestare të Tramadolit, i gjithë procesi i detoksifikimit mund të zgjatë jo më pak se 2-3 muaj. Nëse ulja e dozës nuk funksion për ju dhe përsëri përjetoni simptomat e tërheqjes apo thjesht keni frikë pas tërheqjes, atëherë mundësia më e mirë për ju ëshët Detoksifikimi Opiat i Shpejtë. Është e sigurt, e efektshme dhe e rehatshme. Zgjat rreth 3-4 ditë mjekim në-spital që të bëhet pastrimi i plotë nga Tramadoli.

Për të lexuar më shumë informacione rreth asaj metode mund të vizitoni pjesën "Detoksifikimi" - "Detoksifikimi Opiat Ultra i Shpejtë" në këtë faqe interneti.

Ka qindra njerëz që i janë nënshtruar mjekimit të vartësisë ndaj tramadolit në klinikën tonë dhe ata jetojnë një jetë normale, të shëndetshme.