Vartësia e Subuteksit/Buprenorfinës

Subuteksi është emri i shitjes për Buprenorfinën.

Suboksoni është kombinimi i Buprenorfinës (8mg) dhe Naloksenit (2mg).

Subuteksi dhe Subuksoni përdoren për të mjekuar vartësinë opiate që nga viti 2002. Shitet në kapsula nën gjuhë që duhet të shkrihen poshtë gjuhës.

Subuteks është një opiat i pjesshëm me veprim të gjatë me lidhje detyruese me receptorët opioidë më të lartë se çdo lloj tjetër opioidi, përfshirë Heroinën, Metadonin, Substitolin, Sulfatin e Morfinës, Oksikontinën, Vikodinën, etj. Do të thotë se konsumimi i çdo opioidi shpejt pasi është marrë Subuteks nuk prodhon efekte klinike të intoksikimit opioid për shkak të bllokimit të receptorëve nga Subuteks. Sidoqoftë, duke qenë agonist opioid i pjesshëm, Subuteks në vetvete prodhon efekte opioide deri në atë shkallë sa të zhvillojë simptoma tërheqjeje më të fuqishme se opioidët e tjerë pa efekte të theksuara euforike, duke i dhënë individit ndjesinë e të qenit disi "normal" edhe njëherë. Subuteks ka dy veçori unike. Nga njëra anë bllokon me efektshmëri dëshirën fizike për drogë duke parandaluar sindromat e tërheqjes, nga ana tjetër ka efektin e ashtuquajtur “efekti i tavanit”, që do të thotë se nuk ka më efekte euforike të tjera në dozat mbi 32 mg nëse merren nën gjuhë siç rekomandohet.

Edhe me Subuteks mund të abuzohet kur merret në mënyrë intravenoze së bashku me substancat e tjera psiko-aktive: benzodiazepinë, antidepresantë, alkool, medikamente gjumi, etj. Subuteks mund të rritë efektet e tyre dhe të shkaktojë dëmtime të rënda shëndeti. Injektimi intravenoz i Subuteks i kombinuar me një qetësues mund të shkaktojë vdekje për shkak të mbidozës. Për pacientit që janë të prirur të abuzojnë me Subuteks, rekomandohet përdorimi i Suboksonit. Suboksoni është ilaç motër i Subuteks. Përbëhet nga 4 pjesë prej Subuteksi dhe 1 pjesë prej Nalokseni (antagonist opioidi). Për shkak të bio-disponueshmërisë të ulët të Naloksenit, kur merret nën gjuhë pacienti nuk ndjen efektet e bllokuesit opioid. Por nëse ai pëlqen të përdorë Suboksenin në mënyrë intravenoze, Nalokseni do të fillojë të prodhojë menjëherë simptoma intensive të tërheqjes.

Detoksifikimi opioid me ndihmën e Subuteksit ose Suboksonit duhet të vëzhgohen me kujdes nga ana mjekësore.

Vetë kurimi zakonisht rezulton në dështim të mjekimit, rikthim ose në zhvillimin e vartësisë ndaj Subuteksit.

I gjithë procesi i mjekimit me Subuteks përbëhet nga tre faza. Faza e parë është faza e “rritjes" të dozave. Për të shmangur efektin e përshpejtimit të tërheqjes Subuteksi duhet të merret vetëm kur një pacient fillon të përjetojë tërheqje mesatare nga opioidet e tjera, zakonisht 18-24 orë pas përdorimit të fundit ët Heroinës, ose 48 orë pas përdorimit të fundit të Metadonit. Para fillimit të përdorimit të Subuteks, doza e Metadonit duhet të ulet deri në të paktën 30mg në ditë. Doza fillestare e Subuteks është 2mg nën gjuhë dhe duhet të merren 2mg çdo dy orë deri në 16-32 mg në total. Gjatë kësaj kohe pacienti duhet të mbahet vazhdimisht nën vëzhgim. Kur doza totale e Subuteks arrin në 16mg, pacienti lihet pa Subuteks për 4-6 orët e ardhshme. Nëse nuk shfaqen simptoma tërheqjeje gjatë kësaj kohe kjo do të thotë që doza e Subuteks është e mjaftueshme dhe pacienti kalon në fazën tjetër të mjekimit – faza e dozave “pllajë”. Në 4 ditët e ardhshme pacienti merr dozën maksimale të Subuteks për të stabilizuar gjendjen e tij fizike dhe psikologjike. Dhe pastaj filloon rruga e gjatë e “uljes” të dozave (faza e tretë e mjekimit). Me kalimin e kohës, doza e Subuteks ulet gradualisht derisa të ndalohet komplet. Idealisht duhet të shkëputen 2mg Subuteks çdo katër ditë derisa doza totale ditore të arrijë në 2mg. Pastaj për katër ditë të tjera 1mg Subuteks në ditë dhe mjekimi përfundon. Sidoqoftë, në praktikë mjekimi me Subuteks nuk është kaq ideal.

Problemi është se Subuteks në vetvete, duke qënë një agonist opioid i pjesshëm, ka fuqi vartëse dhe përdorimi i tij për një kohë të gjatë çon në mënyrë të pashmangshme në vartësi. Marrja e pakontrolluar e Subuteks shkakton vartësi opioide, e cila në këmbim kërkon një detoksifikim të dytë. Personi duhet të lirohet nga vartësia prej heroinës por në vend të kësaj bëhet një i droguar me Subuteks. Karakteristikat e vartësisë me Subuteks janë pak a shumë të njëjta me ato të çdo vartësie opioide. Subuteks është një opiod me veprim të gjatë. Ai qëndron efektiv në trup për deri në 48 orë. Simptomat e tërheqjes nga Subuteks krahasohen me ato të opioideve të tjera: dhimbje muskulare, dhimbje koke, djersë të ftohta, dhimbje stomaku, diarre, ethe, pagjumësi, shqetësime emocionale si depresion dhe luhatje të shpejta të humorit. Intensiteti i tërheqjes nga subuteks zakonisht është më i vogëls sesa ai i opioideve të tjera, por zgjat shumë më tepër (deri në disa javë), duke e bërë procesin e detoksifikimit torturues dhe shumë të mërzitshëm për pacientin. Koha e gjatë dhe këmbëngulja e tërheqjes nga Subuteks shpesh është shkaku i rikthimit. Depresioni i mbetur, pagjumësia dhe dobësia mund të zgjatë për muaj.

Fakti është se Subuteks kushton më pak se heroina dhe dispouneshmëria e tij i tejkalon përdorimin e jashtëligjshëm në disa shtete. (Europë, Indi, Afrikë e Jugut, Australi).

Mjekimi i Vartësisë ndaj Subuteks mund të jetë i Suksesshëm.

TZO (Terapia e Zëvendësimit Opioid) nuk përputhet me Mjekimin e Vartësisë ndaj Subuteks. Klinika jonë ofron detoksifikimin e Shpejtë Subuteks dhe terapinë Naltrekson si metodat më të efeksthme të mjekimit për vartësinë ndaj subuteks. Në katër deri gjashtë ditë mjekimi në spital pacienti pastrohet nga droga. Detoksifikimi i shpejtë i subuteksit bëhet nën anestezi me medikamente specifike për të minimizuar simptomat e tërheqjes. Ne menaxhojmë vartësinë në një mjedis spitali modern dhe krejt konfidencial duke marrë çdo masë sigurie. Këshillojmë fort që pacientët tanë pas detoksifikimit të qëndrojnë nën mbrojtjen e Naltreksonit për të paktën gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj për të përforcuar jetën e lirë nga droga. Për më tepër, mjekimi i vartësisë ndaj Subuteksit duhet të kryhet në kombinim me programe të tjera mjekësore, sociale dhe psikologjike.