Vartësia e Oksikontinës

Oksikontina (Oksikodoni) është agonist opiat gjysmë sintetik. U sintetizua për herë të parë në vitin 1916 në Gjermani. Është një qetësues dhimbjesh shumë i fuqishëm i bërë nga njeriu. Edhe në ditët e sotme Oksikontina është një prej qetësuesve të dhimbjeve më të fuqishme dhe më të efektshme në dispozicion. Oksikontina është një lëndë narkotike opiate, i përket të njëjtës klasë medikamenti si Morfina. Oksikontina rekomandohet nga ana mjekësore për dhimbje mesatare dhe të rënda kronike, më së shumti për pacientët me kancer dhe me dhimbje të tjera kronike. Oksikontina është e disponueshme në formën e tabletave të veshura me lëshim kohor. Për qëllim mjekësor Oksikontina duhet të merret vetëm në rrugë orale pa e shtypur pilulën. Thyerja, tretja ose injektimi intravenoz i Oksikontinës krijon ndjenjë të fortë të menjëhershme euforie me rrezikun e lartë të efekteve anësore kërcënuese për jetën.

Oksikontina është një opioid shumë vartës. Vartësia ndaj Oksikontinës është një problem serioz mjekësor dhe social, i ngjashëm me atë të Heroinës ose Morfinës. Abuzimi me Oksikontinë krijon shpejt një vartësi psikologjike dhe fizike ndaj saj. Efektet e kënaqshme të Oksikontinës janë të ngjashme me çdo lloj tjetër opioidi: nxitim i shpejtë, eufori, rehati personale, ndjesi e të qenit mire.

Një efekt serioz afatshkurtër i Oksikontinës është ulja e frymëmarrjes. Kur doza e Oksikontinës është shumë e lartë, frymëmarrja bëhet rrezikshmërisht e ngadaltë dhe e cekët. Oksikontina nuk duhet të kombinohet me mjekime të tjera të cilat ulin funksionet e frymëmarrjes të tilla si alkooli, barbiturikët ose benzodiazepina. Ndalimi i frymëmarrjes është një rrezik serioz për njerëzit që abuzojnë me Oksikontinë. Efektet e tjera anësore përfshijnë: konfuzion, marrje mendsh, dhimbje koke, kruajtje, përzierje, humbje e oreksit, kapsllëk. Rritja e dozave të Oksikontinës në rastet e përdorimit afatgjatë është një shenjë e tolerimit të drogës, që do të thotë se duhen marrë doza gjithnjë e më të larta me Oksikontinë për të arritur efektin fillestar.

Vartësia fizike ndaj Oksikontinës është një gjendje që e bën një person të përjetojë sindroma tërheqjeje kur përdorimi i drogës ndërpritet. Për shkak të vartësisë fizike të Oksikontinës, tërheqja prej saj mund të jetë shumë e rëndë. Simptomat ndryshojnë, porn ë shumicën e rasteve ato janë: zmadhim i bebeve të syrit, nervozizëm, dhimbje të forta muksujsh dhe kockash, lëvizje të pavullnetshme të këmbëve, pagjumësi, rrjedhje mentruacionale të ngrohta-ftohta, djersitje e tepruar, rrjedhje hundësh dhe lotim sysh, gogësitje, diarre, të vjella, dridhje të zemrës, depresion. Intensiteti i tërheqjes nga Oksikontina është shumë afër me atë të Heroinës. Simptomat e tërheqjes mund të zgjatin deri në një javë dhe mund të jenë të sikletshme nga ana fizike dhe mendore. Kalimi nëpër tërheqjen nga Oksikontina është vërtet një periudhë e vështirë. Përpjekja për të provouar detoksifikimin e drogës Oksikontinë pa ndihmë profesionale mjekësore mund të jetë një ide shkatërruese. Mund të rezultojë në një dëmtim serioz të shëndetit nëse nuk bëhet brenda mjediseve profesionale mjekësore. Duhet të kërkohet ndihmë profesionale për këdo që shfaq simptomat e çfarëdolloji të tërheqjes nga oksikontina.

Shumë të droguar zgjedhin detoksifikimin e Oksikontinës në klinikën tonë si një mënyrë të efektshme për të ndaluar vartësinë dhe për të filluar shërimin. Ne ofrojmë tre metoda detoksifikimi oksikontine:

  • ·Detoksifikim Opioid Ultra i Shpejtë;
  • ·T.N.E. (Terapia Neuro Elektrike) detoksifikim droge;
  • ·kombinim i terapisë UROD dhe TNE.

I gjithë procesi i detoksifikimit zgjat jo më shumë se 5 ditë në mjekimet në-pacient. Të gjitha metodat janë shumë të efektshme, të sigurta, të shpejta dhe të rehatshme. Për të marrë më shumë informacion rreth secilës prej tyre duhet të shikoni pjesën “Detoksifikimi” në të njëjtin sit.

Oksikontina është një drogë shumë vartëse dhe nuk duhet marrë për asnjë arsye tjetër përveç asaj për të cilën është bërë.