Detoksifikimi Opioid Ultra i Shpejtë

(Detoksifikim Opioid i Shpejtë me Ndihmë Anestezie)

Detoksifikimi Opioid Ultra i Shpejtë (DOUS) është një formë tjetër detoksifikimi opiat në të cilin një pacient merr medikamente antagoniste opiate (zakonisht naltrekson) e cila e çon atë në tërheqje të menjëhershme akute për disa orë ndërkohë që vendoset në një gjendje të zakonshme anestezie.

DOUS është një trajtim mjekësor i provuar, e cila është përdorur në të gjithë botën për 15 vitet e fundit dhe ka treguar se jep rezultate të suksesshme më të larta se metodat e zakonshme të detoksifikimit.

DOUS është një metodë e sigurt dhe e efektshme për të detoksifikuar trupin nga opioidet brenda 8 orësh. Ideja e DOUS është një administrim i përshpejtuar i opiatit antagonist në trupin e pacientit dhe bllokim i receptorëve opioidë të trurit, me fjalë të tjera për t'i bërë receptorët opioidë të pacientit të pamundur të marrin opiatet dhe pastaj t'i nxjerrin opiatet jashtë trupit të pacientit.

Procesi mjaft torturues i tërheqjes natyrale opioide zgjat zakonisht deri në 10 ditë. Në rastin e DOUS i gjithë procesi i tërheqjes ngjeshet në pak orë dhe shkalla e tij ulet shumë. Efektet më negative të tërheqjes ndodhin kur pacienti është në një gjendje të kontrolluar anestezie. Do të thoqë që pacienti nuk ndien dhimbje dhe simptoma të tjera siklenti nga tërheqja për shkak të marrjes në trupin e tij qetësues dhe anestetikë të fuqishëm dhimbjesh.

Çdo DOUS fillon me një ekzaminim të plotë mjekësor për tu siguruar që DOUS është i përshtatshëm për çdo pacient. Vlerësimi mjekësor i pacientit përbëhet nga një ekzaminim mjeku dhe një diagnostikim i plotë, përfshirë por jo vetëm analizat e gjakut, analizat e urinës, vlerësimi i funksionit të zemrës, mushkërive, mëlçisë dhe veshkave. Të gjitha përgatitjet dhe plani i detoksifikimit bazohen në nevojat mjekësore individuale të pacientit, përvoja me drogën dhe gjendja psiko-sociale.

Procesi i detoksifikimit në vetvete kryhet vetëm kur pacienti fle gjumë rehat nën efektin e anestezisë dhe nuk ndien dhimbje. Ne i mbajmë pacientët tanë nën vëzhgim 24 orë dhe i monitorijmë nga afër gjatë të gjitha fazave të mjekimit duke i kontrolluar rregullisht për marrjen e oksigjenit, tensionin e gjakut, ritmin e zemrës, temperaturën dhe marrjen e medikamenteve.

DOUS është vetëm hapi fillestar i shërimit nga vartësia opiate. Pas përfundimit të DOUS dhe pas largimit nga spitali 3 ditë më pas, pacientët tanë fillojnë një program mjekimi psikologjik për tu siguruar për shërimin e suksesshëm.

Me DOUS faza në-pacient e mjekimit është më e shkurtër se detoksifikimi opiat i shpejtë. Përveç kësj, mjekimi DOUS është projektuar për t'iu përshtatur nevojave mjekësore, psikologjike dhe sociale me qëllim për të arritur rezultatin maksimal. Shëndeti dhe siguria juaj është prioriteti ynë më i lartë.