Detoksifikimi i Subuteksit

Detoksifikimi Opioid i Subuteksit (Buprenorfinës)

Ideja e përdorimit të Terapisë të Zëvendësimit Opioid (TZO) në mjekimin e vartësisë ndaj heroinës (morfinës) ka ekzistuar që nga viti 1964. Për shumë vite ilaçi për mjekimin e vartësisë ndaj heroinës për sa i përket terapisë të zëvendësimit ishte Metadoni Sidoqoftë, Metadoni vetë është një agonist i plotë opiat me fuqi më të lartë vartëse sesa Heroina. Për këtë arsye përdorimi i Metadonit është i ndaluar në shumë shtete.

Shfaqja në tregun e ilaçeve e agjentëve të rinj Subuteks (Buprenorfinë) dhe Suboksoni (kombinimi i Buprenorfinës/Naloksenit) në vitin 2002 u njoh nga shoqëria e medikamenteve të vartësisë si një hap i ri i madh në fushën e terapisë të zëvendësimit opioid. Subuteksi/Suboksoni janë aprovuar nga Administrata Federale e Ilaçeve (AFI) për përdorim në detoksifikimin e drogës opioid dhe në programet e mjekimit afatgjatë për vartësinë opioide.

Subuteks është një agonist i pjesshëm opioid. Subuteks funksionon duke lidhur receptorët opioidë dhe në këtë mënyrë prodhon efektet kryesore të opioidëve të tilla si: eufori, ndjesi e të qenit mirë, ulje të frymëmarrjes dhe disa të tjera, megjithëse në një nivel shumë më të ulët sesa agonistët e plotë opioidë të tillë si Heroina ose Metadoni. Sidoqoftë, efektet agoniste të Subuteks janë të mjaftueshme për të mundësuar që njerëzit e varur nga opioidi të ndërpresin përdorimin e (Metadonit, Morfinës, Hirdokodonit, Oksikontinës, etj) pa kaluar në sindromën e tërheqjes.

Fatkeqsisht, për shkak të natyrës opioide të Subuteksit ai vetë mund të jetë vartës, por edhe një mundësi abuzimi dhe vartësia është më e pakët sesa ajo e agonistëve të plotë opioidë.

Subuteksi ka një veçori unike që e bën ideale për përdorim në programet e detoksifikimit opioid. Subuteksi prodhon efekte të rritura opioide deri në 32mg, por sipër kësaj doze nuk ka efekte të tjera shtesë. Ky është i ashtuquajturi efekti i "tavanit". Me fjalë të tjera, përdoruesi nuk mund të drogohet më shumë duke përdorur Subuteks. Nga ky këndvështrim Subuteks ka mundësi të vogla abuzimi dhe mbidoza nuk mund të ndodhë. Sidoqoftë, Subuteksi është i rrezikshëm kur injektohet. Për ata individë që janë të prirur të abuzojnë me Subuteksin me anë të injektimeve intravenoze, rekomandohet përdorimi i Suboksenit (kombinim i Subuteks/Naloksen me raportin 4:1). Në rastet e injektimit të Suboksenit, Nalokseni përshpejton menjëherë simptomat e pakëndshme të tërheqjes opioide. Subuteksi, Suboksoni rekomandohen si tableta që merren nën gjuhë. Për shkak të biodisponueshmërisë të ulët të Naloksenit me rrugë nëngjuhë, Subokseni nuk prodhon simptoma tërheqjeje kur merret siç rekomandohet.

Subuteks përdoret në detoksifikime opioide të mbikëqyrura për individë të varur nga Heroina, Morfina, Oksikontina, etj. Funksionon duke parandaluar zhvillimin e sindromës të tërheqjes e cila ndodh kur individi ndërpret marrjen e opiateve: dhimbje të forta muskulare, rrjedhje menstruacionale të ngrohta-ftohta, ndjesi të ftohti të brendshëm, ankth, irritim, pagjumësi, dëshirë e papërballueshme për drogë, dridhje të trupit, ngushtim i stomakut, diarre, etj.

Mjekimi i detoksifikimit opioid duke përdorur Subuteks ka tre faza bazë.

  • Faza e 1rë – “induksioni”. Doza e Subuteks përcaktohet për të parandaluar zhvillimin e tërheqjes nga agonisti i plotë opioid. Zgjat rreth 24 orë. Individi monitorohet vazhdimisht në zyrën e mjekut.
  • Faza e 2të - “stabililzimi". Pacienti ka ndërprerë përdorimin e drogës dhe nuk ka më simptoma tërheqjeje. Pacienti vazhdon të marrë Subuteks gjatë kësaj faze duke e ulur dozën gradualisht deri në minimum. Kjo zgjat zakonisht disa javë.
  • Faza e 3të – “ruajtja”. Individi ia kalon mirë dhe po merr një dozë të qëndrueshme me Subuteks. Kjo fazë mund të zgjatë qoftë disa ditë ose pa fund.

Pacientët që marrin Subuteks duhet të jenë të kujdesshëm dhe të monitorohen rregullisht gjatë mjekimit për të përcaktuar dozën e duhur dhe ritmin e pakësimit.

Kandidatët për mjekimin e vartësisë opioide me Subuteks duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:

  • -të pranojnë mjekimin Subuteks pas një shqyrtimi të mundësive të tjera të mjekimit;
  • -të ndjekin masa sigurie për mjekimin;
  • -të pajtohen me mjekimin;
  • -të mos kenë kundraindikime me terapinë Subuteks.

Fatkeqsisht, Subuteks në vetvete mund të jetë vartës. Do të thotë që pasi pacientët të kenë zgjidhur problemet me Heroinën ose Metadonin mund të duhet t'i nënshtrohen një detoksifikimi të dytë për Subuteksin. Sidoqoftë, nga eksperienca jonë dhe studimet e shumta tregojnë që sindroma e tërheqjes nga Subuteks është mjaft e lehtë krahasuar me atë të Heroinës ose Metadonit. Si rregull, kërkohen shumë përpjekje dhe pacientët janë në gjendje të jetojnë normalisht gjatë detoksifikimit të Subuteksit.

Në përgjithësi, Subuteksi është një mjekim farmakologjik i sigurt dhe i efektshëm për vartësinë opioide. I kombinuar me terapinë e sjelljes dhe terapinë psikologjike që përfshijnë këshillimin e individit dhe atë në grup, i lejon pacientët që të mbizotërojnë vartësinë e tyre ndaj opiateve dhe të jetojnë një jetë të lirë nga droga.