Detoksifikimi T.N.E

Detoksifikimi i Drogës me Terapi Neuro Elektrike

Në mesin e viteve 2000 metoda e u shpik metoda e re për mjekimet e vartësive.

Efekti i çdo droge kryhet me anë të sistemit të substancave natyrale në sistemin nervor qendror, të ashtuquajturin neurotransmetues. Euforia nga përdorimi i kokainës është rezultati i rritjes së përsëritur të dopaminës në disa zona të trurit. Sidoqoftë, ky efekt nuk zgjat shumë. Në 40 minuta niveli i lartë i dopaminës bie shumë poshtë normales duke shkaktuar depresion dhe diseufori. Kjo gjendje quhet “rrëzimi i kokainës” dhe mund të shpjegohet si deficencë dopamine. Përbërësit e dhimbshëm të sindromës së tërheqjes të dopaminës është një reagim i receptorëve qendrorë opiate ndaj deficencës të endorfinës, enkefalinës dhe opioideve natyrale në trurin e përdoruesit.

Duke marrë parasysh këto ndryshime neurokimike në sistemin qëndror nervor gjatë tërheqjes të drogës, u propozua një ide e detoksifikimit të drogës me anë të normalizimit të ekuilibrit të mediatorëve natyralë në vend të marrjes së drogave të reja. Kjo teknikë u implementua me sukses me ndihmën e të ashtuquajturit neurostimulim të kontrolluar nga kompjuteri.

Procesi i stimulimit ushtrohet me anë të elektrodave (të ngjashme me elektrodat ECG) të ngjitura në lëkurë në pjesët poshtë veshit. Sinjalet elektrike të frekuencës të zgjedhur dhe amplitudës nxitin prodhimin e neurotransmetuesve natyralë, duke kompensuar këtë mungesë dopamine dhe endorfine në trurin e pacientit, e cila nga ana klinike rezulton në pothuajse eliminimin e plotë të të gjithë syndromes të tërheqjes. Gjatë terapisë pacienti ndjen një dridhje dhe therrje të lehtë në zonat e kontaktit.  Procedura shkakton qoftë dhimbje ose ndjesi të pakëndshme të tilla si nervozizëm, frikë, depresion.

Gjatë 2-3 ditëve të para të terapisë T.N.E mund të ketë gjendje përgjumjeje. Aparatura për Terapinë Neuro Elektrike është një pajisje elektronike portabël. Pacienti e vesh në një çantë me rrip ose xhep pa ndonjë pengesë ose kufizim në lëvizjet fizike: ecje, ngrënie ushqimi, gjumë. Pas 3-4 ditëve të para të mjekimit metoda e stimulimit të vazhdueshëm ndryshohet në fraksione.

Në ditën e 5të – 6të niveli i neurotransmetuesve natyralë është i përshtatshëm dhe aparati fiket. Terapia është jashtëzakonisht e efektshme. Lejon jo vetëm uljen e simptomave fizike të tërheqjes, por gjithashtu ul ndjeshëm dëshirën për droga. Stimulimi i prodhimit të dopaminës parandalon ndjesinë e boshllëkut, mërzisë, apatisë dhe depresionit.

Rregullimi i neurotransmetuesve pengues lehtëson ndjeshëm çrregullimet e gjumit. Në ditët e sotme terapia T.N.E është teknika më e fundit mjekësore që ushtron veprimin e saj në strukturat natyrale të trurit të dëmtuara nga konsumimi i drogës dhe në këtë mënyrë ndikon pozitivishtnë mekanizmat e vartësisë. Terapia është e sigurt, e efektshme dhe e rehatshme. Lejon pacientin që të jetë aktiv dhe nuk kërkon mjekime të tjera.

Për të arritur rezultatet maksimale, duhet t’i përmbaheni mjaft mirë protokollit të mjekimit. Duhet që:

  • - të mos merrni më droga në mënyrë intravenoze, mënyra që shkakton më shumë luhatje të endorfinës;
  • - ndërprerje e përdorimit të kombinimit të drogave të ndryshme, të cilat shkaktojnë kaos ndërmjetës.
  • - T.N.E është më e rehatshme dhe ka rezultate më të mira kur doza e substances të konsumuar ulet që më përpara në minimum.

Si rregull, përpjekjet e uljes të drogës në shtëpi janë të kota. Prandaj ju rekomandojmë të kaloni fazën e mjekimit në ambjentet tona mjekësore, ku do të vëzhgoheni në mënyrë profesionale për 24 orë.

Dieta e projektuar veçanërisht me përmbajtje të larta vitaminash, aminoacidesh dhe karbonatesh e kombinuar me aktivitete mesatare fizike përshpejtojnë procesin e shërimit. Njohuria jonë dhe stafi i trajnuar janë një garanci suksesi. Ju këshillojmë të ndiqni programin tone dhe të merrni cilësinë më të lartë të mjekimit T.N.E në klinikën tonë.

Metoda e T.N.E dhe pajisjet janë të certifikuara për përdorim në BE. Përveç klinikës tone, kjo metodë përdoret në disa klinika në Zvicër, Skoci, Gjermani.

Më poshtë mund të lexoni disa publikime të dedikuara terapisë T.N.E.