Detoksifikim Mjekësor me Hapa

Njerëzit që vuajnënga vartësia prej drogës bëhen të varur fizikisht dhe mendërisht nga drogat. Vartësia ndaj drogës është një vartësi kimike. Detoksifikimi i drogës ose shkurt detoks, është gjithmonë hapi i parë në rrugën për shërimin nga vartësia. Detoksifikimi është një proces në të cilin njerëzit e varur nga drogat pastrohen nga toksinat e krijuara nga drogat dhe metabolitet e tyre. Ka shumë forma të ndryshme detoksifikimi të drogës në varësi të substances dhe shkallës të vartësisë. Detoksifikimi i profesional mjekësor i drogës është mënyra më e sigurt dhe më e efektshme për të eliminuar toksinat e drogës në trup dhe në këtë mënyrë të thyejë ciklin shkatërrues të vartësisë. Shpesh të droguarit përpiqen ta detoksifikojnë veten me anë të “gjelit të ftohtë”. Sidoqoftë, këto përpjekje jo vetëm që dështojnë për shkak të nënvlerësimit të seriozitetit të vartësisë, por edhe paraqesin rreziqe nga simptomat e zakonshme dhe shumë të dëmshme të tërheqjes kur bëhen pa mbikëqyrjen profesionale mjekësore.

Drogat e tilla si Heroina dhe opiatet e bazuara në qetësues dhimbjesh të tilla si Fentanili, Vikodina, Perkoceti, Morfina, OksiKontina, dhe veçanërisht Metadoni krijojnë jo vetëm një vartësi psikologjike por edhe vartësi serioze fizike, gjë e cila e bën procesin e detoksifikimit shumë të vështirë.

Çdo pacient duhet të vlerësohet nga ana mjekësore para se të kryejë detoksifikimin e drogës. Gjendja fizike dhe psikologjike e pacientit vlerësohet për të parë nëse është i përshtatshëm apo jo për detoksifikim droge.

Detyra kryesore e detoksifikimit opiat mjekësor është të bëjë procesin e tërheqjes nga opiatet më të tolerueshëm. Medikamentet e grupeve të ndryshme dhe kombinimet e tyre merren gjatë detoksifikimit për të kundërshtuar simptomat e tilla të tërheqjes si: dhimbje të rënda dridhëse në kyçe, në këmbë, spazma muskulare dhe dhimbje në të gjithë trupin, dhimbje shpine, të vjella, diarre, ethe, djersë të ngrohta dhe të ftohta, dridhje, lodhje ekstreme, irritim, agresivitet dhe pagjumësi për disa ditë. Në klinikën tonë ne përdorim me qetësues dhimbjesh të efektshëm, hipnotikë, mjete qetësuese, barna qetësues, medikamente ndihmëse: terapia e infuzionit intravenoz me minerale dhe vitamina, medikamente anti-diarre, antipiretikë, antispasmodikë dhe medikamente për relakimin e muskujve.

Detoksifikimi opiat mund të ndryshojë në kohëzgjatje dhe shkallë, në varësi të individit dhe përvojës të saj/tij individuale dhe gjendjes mjekësore. Zakonisht detoksifikimi i zakonshëm mjekësor nga simptomat fizike të tërheqjes nga opiati zgjat midis 7-10 ditë. Dhe pas kësaj ka një periudhë kohe kur i droguari mund të përjetojë lodhje të përditshme, lodhje të tepërt fizike, djersitje natën, ulje të oreksit, si edhe depresion të lehtë, luhatje të humorit, çrregullime të gjumit, makthe, ëndrra për drogën dhe simptoma të tjera të tejzgjatura psikologjike të tërheqjes, të njohura si Sindroma e Tërheqjes Post Akute (STPA), e cila zgjat deri në 30 ditë.

Mjekimi i rehatshëm dhe i sigurt, privatësia e çdo pacienti janë prioritetet kryesore në klinikën tonë. Ne e trajtojmë çdo pacient si person unik. Detoksifikimi mjekësor i përshtatet nevojave të çdo individi dhe mbështetet nga një staf mjekësor mjaft i trajnuar e cila na lejon të marrim rezultatet më të mira.