Detoksifikimi Ibogaine

Në ditët e sotme terapia Ibogaine konsiderohet si një metodë alternative e detoksifikimit të drogës dhe mjekimit të vartësisë nga droga, më së shumti bëhet për vartësinë opioide (Heroinë).

Ibogaine është një barishte alkaloide e nxjerrë nga rrënjët e një shkurreje Afrikane. Ibogaine është një substancë psikoaktive me veçori haluçinogjene.  Veçoritë e saj mbresëlënëse kundra-vartëse u zbuluan rastësisht nga i droguari me heroinë H. Lotsif në vitin 1962, kur ai mori Ibogainë me qëllim çlodhjeje dhe mengjesin pasardhës ai zbuloi se nuk kishte më dëshirë të merrte drogë. Që në atë kohë u bë e njohur si substanca e cila ndihmoi shumë të droguar të lënë vartësinë nga droga.

Ka dy lloje mjekimesh Ibogaine. E para përqendrohet në sulmimin e vartësisë nga droga, më së shumti vartësinë nga heroina, me anë të detoksifikimit të drogës dhe lehtësimit të dëshirës për drogë. Lloji i dytë i mjekimit përdoret për të lehtësuar sesionet e psikoterapisë, të cilat zakonisht kanë nevojë për doza nën-klinike me Ibogaine.

Studime të shumta dhe kërkime shkencore mbi Ibogaine tregojnë bindshëm se Ibogaine ka aftësinë për të çliruar ndjeshëm simptomat e tërheqjes në pothuajse të gjitha rastet e vartësisë nga droga dhe ajo që është më e habitshme është se ky efekt është shumë i çmuar në rastet e vartësisë shumë të rëndë nga droga.

Veçoritë anti-vartëse dhe anti-tërheqëse të Ibogaine mund të shpjegohen nga efektet e metabolitit të saj të ndryshueshëm të quajtur Noribogaine. Noribogaine rrit nivelin e dopaminës dhe serotoninës në një trup e cila i jep pacientit ndjesinë e të qenit mirë dhe bllokon receptorët e trurit që janë përgjegjës për dëshirën për drogë. Ibogaine nuk është diçka që zëvendëson drogën dhe nuk është vartëse. Ibogaine ndërpret vartësinë nga droga në mënyrë kimike.

Detyra kryesore e terapisë Ibogaine në klinikën tonë është që të ofrojë një detoksifkim opioid të sigurt dhe të rehatshëm të kombinuar me mjekimin e efektshëm dhe të besueshëm të dëshirës për drogën.

Para mjekimit, kryhet një vlerësim i plotë i detyrueshëm i gjendjes fizike dhe mendore të pacientit. Ky vlerësim lejon stafin tonë mjekësor që të përcaktojë planin më të mirë të mjekimit për secilin nga pacientët tanë.

Terapia Ibogaine e zhyt një pacient në një gjendje në të cilën ai është në gjendje të përqendrohet në shkaqet e vartësisë pa kaluar nëpër simptomat intensive dhe stresuese të tërheqjes të cilat shoqërojnë shumicën e llojeve të detoksifikimit opioid. Madje, edhe nëse disa mbetje të simptomave të tërheqjes janë ende të pranishme pas detoksifikimit Ibogaine, ato ulen ndjeshëm, janë plotësisht të përballueshme dhe lehtësohen 24 orët e ardhshme.

Ibogaine është një halucinogjen i cili ndryshon perceptimin dhe njohjen e përdoruesit. Efektet e Ibogaine fillojnë brenda 45 minutash pas marrjes. Procesi aktiv i mjekimit Ibogaine zgjat nga 12 deri në 24 orë. Vizualizimet e gjalla janë veçoria kryesore e terapisë Ibogaine e cila zgjat deri në 6 orë. Gjatë asaj kohe ne punojmë në mënyrë aktive me pacientët tanë për ta përdorur këtë kohë për të analizuar gjendjet dhe shkaqet të cilat fshihen pas vartësisë nga droga dhe për t'i ndihmuar që të gjejnë një rrugëdalje.

Njëlloj si çdo lloj tjetër detoksifikimi droge, detoksifikimi Ibogaine ka disa efekte anësore të cilat më së shumti varen në dozën Ibogaine të marrë dhe ndjeshmëria e individit ndaj saj. Prandaj çdo mjekim Ibogaine në klinikën tonë mbikëqyret nga një Mjek i specializuar në terapinë Ibogaine.

Efektet anësore tipike të Ibogaine janë: përzierje, marrje mendsh, dridhje, ndjeshmëri e lartë ndaj dritës, humbje e pjesshme e kontrollit të lëvizjeve të trupit, zhurmë gumëzhime në vesh.

Ne e planifikojmë me kujdes mjekimin Ibogaine dhe llogaritim dozën e duhur me Ibogaine për secilin pacient për të arritur efektet maksimale terapeutike dhe për të minimizuar efektet e pakëndshme anësore. Detoksifikimi i drogës me Ibogaine në klinikën tonë është përgatitur veçanërisht për të eliminuar simptomat e pakëndshme të tërheqjes të cilat vijnë zakonisht së bashku me detoksifikimin e drogës.

Detoksifikimi i Drogës Ibogaine në klinikën tonë është një kalim i sigurt dhe i rehatshëm nga një jetë e mjerë e vartësisë nga droga në një jetë të kthjellët dhe të shëndetshme.