Detoksifikimi i Drogave të Bëra në Shtëpi (Opiod)

Detoksifikimi i drogës ka të bëjë me procesin e pastrimit të trupit nga toksinat e grumbulluara në trup për shkak të përdorimit të drogës.

Detoksifikimi i drogës mund të marrë shumë forma. Mund të përfshijë programe farmakologjike, detoksifikimin e shpejtë opioid, terapia neuro reaktive, terapia e zëvendësimit të drogës, detoksifikimi i drogës të bërë në shtëpi, etj. Detyra kryesore e detoksifikimit është të ulë në maksimum pasojat e sikletshme të tërheqjes nga droga - një kompleks simptomash të dhimbshme fizike dhe psikologjike që pasohet nga ndërprerja e vartësisë të drogës.

Detoksifikimi i drogës të bërë në shtëpi është një çështje shumë serioze dhe duhet marrë shumë seriozisht. Nëse përfshihen drogat e rënda si Heroina, Metadoni, Morfina dhe përdoren për një kohë të gjatë, personi duhet të përgatitet për një periudhë të vështirë duke iu nënshtruar procesit të detoksifikimit të drogës pa ndihmë mjekësore.

A është e mundur të bëhet në shtëpi detoksifikimi i drogës? Teorikisht, po. Është e mundur. Por nga pozicioni profesional mjekësor ne ju këshillojmë që të mos e bëni këtë. Mund të jetë shumë e rrezikshme dhe të ketë pasoja të dëmshme për shëndetin tuaj, veçanërisht nëse jeni të varur ndaj këtyre opioideve si Heroina ose Metadoni. Sidoqoftë, nëse nuk ka rrugë tjetër dhe jeni vërtet të vendosur të çliroheni nga drogat dhe të bëni detoksifikimin e drogës në shtëpi atëherë duhet të bëni përgatitjet e mëposhtme.

Ka shumë receta detoksifikimi që bëhen në shtëpi në internet. Ne po ju japim tonën.

Gjëja e parë që duhet të bëni është të vizitoheni te mjeku dhe t’i tregoni se keni ndërmend të kryeni detoksifikimin e drogës në shtëpi. Mjeku do të bëjë një vlerësim se çfarë lloj detoksifikimi droge do të ishte më mirë për ju dhe nëse jeni apo jo të përshtatshëm për ta bërë detoksifikimin e drogës duke u bazuar në moshën, gjendjen fizike, gjendjen mjekësore dhe në përvojat e mëparshme të mjekimeve për drogën. Detoksifikimi i drogës i bërë në shtëpi do të ishte i mundur vetëm për ata përdorues droge të cilët nuk paraqesin rrezik për veten dhe njerëzve pranë tyre.

Pastaj duhet të ndiheni rehat për periudhën e detoksifikimit të drogës. Përgatitni gjithçka që ju duhet gjatë detoksifikimit, përfshirë: ujë të mjaftueshëm/ furnizim me ushqim, rroba të ngrohta, qetësues dhimbjesh dhe mjekime të tjera për të kundërvepruar me problemet që do të keni si rezultat i detoksifikimit të drogës të bërë në shtëpi.

Bëni shumë kujdes! Detoksifikimi i drogës në shtëpi nuk mund të bëhet vetëm. Duhet t’i kërkoni dikujt që t’ju ndihmojë gjatë detoksifikimit dhe të telefononi për ndihmë mjekësore nëse diçka shkon keq.