Detoksifikimi i Drogës

  • strict warning: Non-static method view::load() should not be called statically in /home/wwwhero/public_html/alb/sites/all/modules/views/views.module on line 906.
  • strict warning: Declaration of views_handler_filter::options_validate() should be compatible with views_handler::options_validate($form, &$form_state) in /home/wwwhero/public_html/alb/sites/all/modules/views/handlers/views_handler_filter.inc on line 607.
  • strict warning: Declaration of views_handler_filter::options_submit() should be compatible with views_handler::options_submit($form, &$form_state) in /home/wwwhero/public_html/alb/sites/all/modules/views/handlers/views_handler_filter.inc on line 607.
  • strict warning: Declaration of views_handler_filter_boolean_operator::value_validate() should be compatible with views_handler_filter::value_validate($form, &$form_state) in /home/wwwhero/public_html/alb/sites/all/modules/views/handlers/views_handler_filter_boolean_operator.inc on line 159.
  • strict warning: Declaration of views_plugin_style_default::options() should be compatible with views_object::options() in /home/wwwhero/public_html/alb/sites/all/modules/views/plugins/views_plugin_style_default.inc on line 24.
  • strict warning: Declaration of views_plugin_row::options_validate() should be compatible with views_plugin::options_validate(&$form, &$form_state) in /home/wwwhero/public_html/alb/sites/all/modules/views/plugins/views_plugin_row.inc on line 134.
  • strict warning: Declaration of views_plugin_row::options_submit() should be compatible with views_plugin::options_submit(&$form, &$form_state) in /home/wwwhero/public_html/alb/sites/all/modules/views/plugins/views_plugin_row.inc on line 134.

Detoksifikimi i drogës nuk mjekon vartësinë ndaj drogës. Është vetëm hapi i parë i një rruge të gjatë procesi për mjekimin ndaj kësaj vartësie.

Qëllimi kryesor i çdo lloj detoksifikimi droge është një eliminim i sigurt, i rehatshëm i drogave nga trupi dhe përgatitja e individit për rehabilitim të mëtejshëm. Detoksifikimi në vetvete nuk është përgatitur për të zgjidhur aspektet psikologjike, sociale dhe të sjelljes që lidhen me vartësinë. Është shumë e mundur përsëritja përveç në rastet kur të mjekohen të gjithë këta përbërës.

Metodat e detoksifikimit të drogës mund të ndryshojnë nga njëra tjetra dhe mund të përfshijnë numrin e strategjive të ndërhyrjes, por qëllimi kryesor i të gjitha metodave është i njëjti – të pastrojë trupin nga substancat vartëse.

Në klinikën tonë ne përdorim teknika të ndryshme detoksifikimi, të tilla si:

Detoksifikimi Opioid Mjekësor me Hapa

Detoksifikimi Opioid Ultra i Shpejtë

Detoksifikimi Ibogaine

Detoksifikimi Subutex (Buprenorfinë)

N.E.T. Detoksifikimi

Çdo lloj detoksifikimi mjekësor duhet të drejtohet nga profesionistë në një ambient të mbikëqyrur mjekësor, ku mund të përdoren mjekimet e duhura në kohën e duhur për të menaxhuar rreziqet e simptomave të rrezikshme. Probleme të tilla serioze si për shembull tensioni i lartë i gjakut, problemet respiratore, diarreja e rëndë, vjelljet, krizat, halucinacionet, paranoja mund të shfaqen gjatë procesit të detoksifikimit të cilat kërkojnë vëmendje mjekësore. Mund të jetë shumë e rrezikshme për përdoruesit e drogave që të provojnë detoksifikimin vetë.

Çdo program detoksifikimi duhet të fillojmë me një vlerësim të pacientit për të parë çfarë lloj droge është prezent në trup, në çfarë nivelidhe nëse ka probleme të tjera fizike ose psikologjike që duhen marrë parasysh.

Klinika jonë u ofron pacientëve metoda të sigurta dhe të efektshme të detoksifikimit të drogës në një ambient mjekësor të sigurt dhe të kontrolluar ku çrregullimet e tyre fizike dhe psikologjike menaxhohen më së miri.

Pasi detoksifikimi të ketë përfunduar, ne u kërkojmë pacientëve të përfshihen në mjekimet për vartësinë mendore për t'i ndihmuar që të arrijnë dhe të ruajnë vetëpërmbajtjen. Pavarësisht metodës të veçantë të përdorur, detoksifikimi i bërë në mënyrë mjekësore është një kontribut i madh në procesin e shërimit pasi minimizon dhimbjet dhe shqetësimet e veçimit, dhe në këtë mënyrë ul mundësinë e rikthimit.