Rehabilitimi nga Droga

Rehabilitimi nga droga është një proces mjekimi psikologjik që u drejtohet njerëzve të varur nga substancat psiko-aktive.

Llojet më të zakonshme të rehabilitimit nga droga janë mjekimet në- pacient (qendrat e banimit të rehabilitimit), mjekimet jashtë-pacient dhe grupet lokale të mbështetjes (AA - Anonim Alkoolik, AN- Anonim Narkotik).

Zemra e çdo vartësie ndaj drogës është një vartësi psikologjike në një drogë të zgjedhur. Vetëm mjekimi i detoksifikimit të drogës nuk zgjidh problemin e vartësisë. Duhet më tepër se sa vetëm pastrimi i trupit për të tejkaluar sëmundjen. Mjekimi i vartësisë psikologjike ndaj heroinës është pjesë thelbësore e një mjekimi kompleks për të parandaluar rikthimin, veçanërisht pasi të jetë arritur me sukses tërheqja.

Në klinikën tonë ne përdorim programe të rehabilitimit ndaj drogës të projektuara për të mundësuar pacientët që t'i rikthehen jetës të lirë nga droga. Programet janë të përqendruara në mësimin e pacientëve me metoda të reja bashkëveprimi në një mjedis pa drogë, që të jetojnë të lirë nga vartësia, të bëhen anëtarë që i japin kontribut shoqërisë.

Stafi ynë i dedikuar me psikologë profesionalë ofron nivelin më të lartë të kujdesit bazuar në nevojat individuale të çdo pacienti. Për të arritur rezultate më të larta ne nxitim pacientët që jo vetë të mos marrin më heroinë ose droga të tjera, por të shqyrtojnë dhe të ndryshojnë zakonet që lidhen me vartësitë e tyre.

Pacientët mësojnë të komunikojnë me efektshmëri, të shmangin situatat provokuese dhe kontaktet me njerëzit që marrin akoma drogë, si të përballen me kujtimet e drogës dhe sjelljet e drogës nga e kaluara, si të rivendosin moralin, integritetin dhe përgjegjshmërinë, si të rindërtojnë aftësi sociale.

Terapia e sjelljes njohëse, terapia psikologjike, terapia në grup, terapia në familje janë programe të efektshme dhe thelbësore për të mjekuar faktorët psikologjikë të vartësisë ndaj drogës. Qëllimi i terapisë të sjelljes njohëse për sa i përket mjekimit psikologjik të vartësisë ndaj drogës është që të mësojë personin të njohë situatat në të cilat ai ka më shumë të ngjarë të marrë drogë, të shmangë këto rrethana nëse është e mundur, dhe si të përballet me probleme të tjera dhe sjellje të cilat mund të shkaktojnë abuzimin me këto substanca.

Këshillimi është një metodë tjetër për të ndihmuar të droguarin dhe për tu shëruar nga vartësia. Këshillimi përfshin diskutimin e problemeve të vartësisë me pacientin, si edhe me anëtarët e familjes të tij. Këshillimi familjar është një mënyrë për tu siguruar që ish i droguari është në një ambjent mbështetës në të cilin ai do të shërohet nga vartësia.

Çdo lloj mjekimi është përshtatur në mënyrë specifike sipas nevojave të individit. Varet se çfarë kërkon pacienti, shkallën e motivimit për një jetë të kthjellët, çfarë problemesh fizike dhe psikologjike duhen zgjidhur. Depresioni, ndjenja e ankthit, luhatjet e humorit, çrregullimet e gjumit janë shenja të zakonshme të tërheqjes psikologjike nga droga për të cilat ky mjekim mund të ndihmojë.

Klinika jonë është një nga qendrat më të mira për mjekimin e drogës e cila i përshtatet çdo nevoje fizike dhe psikologjike të pacientëve tanë dhe i ndihmon ata të ecin përpara drejt një shërimi të suksesshëm afat-gjatë.