Mjekim Kundër Dëshirës për Drogën

(Mjekim ndaj Vartësisë Psikologjike)

Detoksifikimi i drogës, që do të thotë kapërcimi i simptomave të veçimit, është vetëm hapi i parë në mundjen e vartësisë ndaj drogës. Pas detoksifikimit të suksesshëm trupi i pacientit është i pastër dhe funksionet fizike rikthehen në gjendjen e tyre normale. Por gjendja mendore e pacientit mund të jetë përsëri e paqëndrueshme. Dëshira për një drogë është veçanërisht e fortë pas detoksifikimit. Dëshira për të nxituar, efektet euforike të drogave janë trullosëse dhe shfaqen vazhdimisht në mendjen e pacientit në këtë kohë.

“ Gjëja e parë që ju vjen në mendje menjëherë pasi çoheni është të merrni paratë, ku të blini një dozë dhe se ku ta përdorni. “Është si një navigator GPS në kokën tuaj” – kështu e përshkroi një nga pacientët tanë gjendjen e vartësisë psikologjike tek drogat. Mendimet fiksues maniakë për drogat janë të pamundur të kontrollohen.  Nevoja e vazhdueshme gjendjen e trallisjes nga droga, luhatje të vazhdueshme të humorit, nervozizëm, pagjumësi, ëndrra për drogat janë dëshmi të vartësisë psikologjike ndaj drogave. Dëshira për drogat arrin nivelin e instinktit biologjik të ngjashëm me atë të urisë ose etjes. Në momente të tilla ndjenjat, vëmendja dhe sjellja e personit përqendrohen vetëm në kërkimin për të ngrënë ose për ujë. Për shembull, nëse nuk keni ngrënë gjatë ditës, do ta ndjenit aromën e ushqimit nga larg, sytë tuaj do të fillonin të kërkonin ushqim dhe këmbët do t'ju çonin aty ku është darka. Që nga përfundimi i detoksifikimit të drogës, një i droguar është në një gjendje urie të vazhdueshme dhe të rëndë narkotike dhe me këmbëngulje ai kërkon mënyrat për ta marrë. Në këto momente nuk ka vlerë t'i flitet atij për rreziqet ndaj vartësisë prej drogës. Pacienti ka nevojë për ndihmë mjekësore për të rifituar kontrollin mbi mendimet dhe sjelljen e tij. “Llampa" në kokën e tij duhet të fiket. Ekzistojnë teknika të reja të ndryshme dhe të efektshme për të kuruar vartësinë mendore përveç psikoterapisë dhe mjekimeve të zakonshme:

1. Terapia Ibogaine

2. Terapia Xenon

3. Terapia NET

4. Bllokimi Qendror Kolinolitik

Të gjitha këto metoda bazohen në korrigjimin e një kaosi neuromediator në trurin e të droguarit. Niveli i rritur i dopaminës është një pjesë e trurit dhe mungesa e saj në një anë tjetër, funksionet e rëndësishme në nivelin e serotoninës dhe norepinefrinës të kombinuara me mungesën e endorfinës endogjene shkaktojnë një gjendje paqëndrueshmërie psikologjike. Por pavarësisht nëse pacienti buzëqesh apo qan, ai me këmbëngulje mendon për drogat.

Mjekimi zbulon në mënyrë të efektshme ndërgjegjen dhe nën-ndërgjegjen e pacientit nga kujtimet që lidhen me drogat, stabilizon gjumin, humorin, vullnetin. Shumë prej pacientëve tanë thonë që vetëm pasi të kenë kaluar kursin e terapisë anti drogë ata fillojnë të ndjehen përsëri normalë, siç ishin shumë vite më parë, para se të merrnin drogë. Terapia Ibogaine mjekon në mënyrë të mrekullueshme njerëzit të cilët kanë humbur tashmë shpresat se mund të kurohen me metodat e zakonshme. Terapia Xenon është momentalisht mjeti më i efektshëm kundrejt dëshirës për kokainë, kokainë të ngurtë, amfetaminë, metan kristali. Terapia NET rivendos balancën e neurotransmetuesve dhe ndërveprimin harmonik midis strukturave të ndryshme të trurit. Bllokimi qendror kolinolitik ndikon në mënyrë të efektshme mbi proceset e shoqërimit, krijon struktura të reja sjellje. Pas terapisë kundër dëshirës për drogën (TKDD) njerëzit humbasin interesin për drogën, dëshirën për tu dehur. Shfaqet indiferenca dhe mospëlqimi i drogës.  Në fakt, TKDD është një proces i rindërtimit të themeleve të psikikës, emocioneve dhe sjelljes.

Besojmë shumë që Terapia Kundër Dëshirës për Drogën është zemra e trajtimit në të gjithë procesin e mjekimit kundër vartësisë ndaj drogës. Mjekimi i suksesshëm kundër vartësisë psikologjike është një garanci për një shërim të plotë ndaj vartësisë prej drogës, hapi më i rëndësishëm drejt jetës të lirë nga droga.