Bllokimi Naltrexone

Vartësia nga droga është një sëmundje. Shumica e njerëzve që vuajnë nga vartësia prej drogës nuk mund të shërohen pa ndihmë mjekësore. Ekzistojnë tre pjesë njëlloj të rëndësishme të mjekimit të vartësisë nga droga:

  • mjekimi
  • këshillimi
  • mbështetja e familjes.

Naltrexone është një mjekim i përdorur për të mjekuar vartësinë opioide.

Naltrexone është një antagonist opioid. Funksionon duke bllokuar receptorët opioidë në tru dhe në këtë mënyrë bllokon efektet e heroinës dhe opiodeve të tjerë. Njerëzit që janë nën mbrojtjen e naltrexone nuk mund të arrijnë “kënaqësinë” e përdorimit të heroinës. Naltrexone as nuk prodhon eufori dhe as nuk krijon një vartësi të re. Për këtë arsye Naltrexon nuk është një terapi zëvendësimi, kur një drogë vartëse ndryshohet me një tjetër (Metadoni ose Buprenorfina/Subutex). Për shkak të mungesës të veçorive vartëse, Naltrexone nuk shkakton simptoma tërheqjeje kur nuk merret më.

Mjekimi Naltrexone është zgjedhja më e mirë për njerëzit që kanë kaluar detoksifikimin opioid dhe janë shumë të motivuar të mbeten të shëruar. Do të thotë se masat profilaktike të programit Naltrexone është opsioni më i mirë për të parandaluar rikthimin e përdorimit opioid. Sidoqoftë, Naltrexone nuk është një mjekim që bën mrekulli. Suksesi i mjekimit naltrexone varet gjithashtu në angazhimin e personit për tu mjekuar dhe në nivelin e mbështetjes që i jepet atij.

Naltrexone nuk kuron dëshirën për drogat. Për këtë arsye dhe për marrjen e rezultateve më të mira nga terapia naltrexone, rekomandohet që pacienti të marrë pjesë në programin e mjekimit që merret me aspektet fizike dhe psikologjike të vartësisë nga droga. Rekomandohet gjithashtu që të qëndrojë larg ambjenteve ku ka drogë.

Mjekimi Naltrexone nuk i përshtatet çdo të droguari. Ka dy kritere të caktuara që e bëjnë personin të papërshtatshëm për programin naltrexone.

  1. Personi duhet të jetë i pastër nga opioidet për të paktën 7-10 ditë para se të fillojë mjekimin. Analizat e urinës për opioide duhet të jenë negative. Kandidati duhet të kalojë testin e sfidës naloxene, kur të marrë injektimin intravenoz të Naloxene (antagonist opiod me veprim të shkurtër), të ndjekur nga një monitorim prej 20 minutash për shenja tërheqjeje. Asnjë simptomë tërheqjeje nuk do të thotë se trupi është i pastër nga opioidet. Përndryshe rreziku i zhvillimit të menjëhershëm të sindromës së tërheqjes akute pas marrjes të dozës të plotë me Naltrexone është shumë i lartë.
  2. Personi duhet të jetë i lirë nga kushtet infektuese të mëlçisë, siç janë hepatiti ose cirroza akute.

Naltrexone është e disponueshme në formë tabletash, injektim (lëshim i ngadaltë) ose transplantim.

Doza e shërbimit të Naltrexone është 50mg çdo ditë. Përpikmëria e mjekimit oral mund të jetë e vështirë për disa pacientë me zakone të dobëta mjekimi. Injektimi me gjilpërë është projektuar dhe sterilizuar veçanërisht për përdorim intramuskular të Naltrexone. Naltrexone lëshohet me ngadalë gjatë një muaji. Avantazhi i kësaj kohe lëshimi të formës në Naltrexone është se nuk ka komplikacione kirurgjikale.

Transplantimet Naltrexone kanë formën e pilulave të vogla që vendosen nën lëkurë në një zonë të ulët abdominale. Transplantimet lëshojnë një sasi të kontrolluar Naltrexone në trupin e pacientit në kohën e caktuar. Bllokimi i efekteve të opiateve varet në llojin e transplantimit dhe mund të zgjatë për 2, 3, 6 dhe 12 muaj. Transplantimi i një pilule është një procedurë e vogël kirurgjikale që kryhet vetëm nën anestezi lokale. Përfshin një prerje lëkure 1,5 cm, duke futur transplantin dhe duke mbyllur plagën me dy penjë. Operacioni zgjat vetëm 10 minuta. Janë të mundura raste të rralla të inflamacionit në vendit të transplantimit, por kjo reagon mirë ndaj antibiotikëve dhe anti-inflamatorëve.

Nëse bëhet një transplant nuk është nevoja të mbahet mend tableta ditore e Naltrexone. Pacienti është nën mbrojtje të vazhdueshme të naltrexone nga opioidet. Ky faktor i rëndësishëm lejon të droguarin që të çlirohet nga opiatet. Këshillojmë pacientët tanë që të bëjnë translplantime çdo tre muaj pas të parit për të paktën 12 muaj pas shkarkimit. Mjekimi Naltrexone mund të zgjatë për muaj dhe vite – për aq kohë sa nevojitet për të mos lejuar rikthimin. Kohëzgjatja e mjekimit varet në situatën e individit.

Zakonisht Naltrexone tolerohet mirë. Sidoqoftë, ka edhe disa efekte anësore. Efektet më të zakonshme anësore përfshijnë: çrregullime të lehta gjumi, ankth, puçrra lëkure, përzierje, humbje të oreksit, energji të dobët, dhimbje koke. Shumica prej këtyre simptomave zakonisht ndodhin gjatë javës të parë pas mjekimit.

Ka disa momente të rëndësishme për të cilat pacienti që merr naltrexone duhet të jetë në dijeni.

  1. Ndërsa personi që po merr Naltrexone, opioidi që përmban qetësues nuk funksionon për të për shkak të efektit të receptorëve opioidë të bllokuar. Nëse, për ndonjë arsye personi ka nevojë për qetësues të fortë, mund të rekomandohen qetësues dhimbjesh të tjerë. Një kartë emergjencash është një mënyrë e mirë për të lajmëruar stafin mjekësor për faktin që pacienti po merr Naltrexone.
  2. Ekziston rreziku i mbidozës. Ndërkohë që personi është nën Naltrexone, ai nuk mund të kalojë në qejf me anë të dozës "të zakonshme" të heroinës. Sidoqoftë, nëse ai merr doza më të larta heroine, rrezikon rrezikun e mbidozës. Mbidoza mund të ndodhë nëse personi merr një dozë "të zakonshme" me heroinë qoftë  Ndodh për shkak të efektit të uljes së tolerancës.

Programi i Naltreksinit funksionon më së miri nëse përdoret së bashku me një regjim të përgjithshëm mjekimi, të tillë si terapia kundër dëshirës për drogën, terapia psikologjike, terapia e këshillimit dhe terapia e mbështetjes në grup.

Në ditët e sotme Programi i Naltreksonit konsiderohet si mjekimi më i efekshtshëm për sa i përket profilaktisë dhe shërimit nga vartësia e ilaçeve opioide.